Sot, më 21 prill, shënohet Dita Botërore e Kreativitetit dhe Inovacionit, një ditë që na kujton rëndësinë e krijimtarisë në përmirësimin e jetës sonë të përditshme.
Kjo ditë festohet që nga viti 2002 në më shumë se 46 vende të botës.
Ideatori i saj është specialisti i krijimtarisë, Marci Segal, i cili synoi të inkurajojë njerëzit të përdorin potencialin e tyre krijues për ta bërë botën një vend më të mirë.
Dita Botërore e Kreativitetit dhe Inovacionit nxit secilin prej nesh të mendojë ndryshe dhe të imagjinojë zgjidhje të reja.
Ndoshta edhe ju keni një ide të vlefshme, shënojeni dhe ndajeni me të tjerët. Ideja juaj mund të sjellë përfitime për shumë njerëz.
Vendosni idetë në veprim dhe shihni se deri ku mund t’ju çojë krijimtaria juaj.



