Viti që lamë pas, ka lënë jo pak njerëz pa shtëpi mbi kokë. Rastin të cilin e sjell për shikuesit e “MCN live” korrespodenti i Elbasanit, Enes Molla, tregon qartë se si jetohet me kulm mbi kokë gati të rrënuar, që rrezikon të zëj nga sekondi në sekondë.
60-vjeçarja Dashamira Dokle, jeton e vetme në qendër të Elbasanit, në një shtëpi e cila për shkak të vjetërsisë, është gjysmë e rrënuar.
Pa asnjë ndihmë nga shteti, shtëpisë i shtohet edhe fakti se është monument kulture dhe ende bashkia e Elbasanit nuk ka ofruar ndihmë për restaurimin e saj.



