Gjenden mbetjet e anijes luftarake të mbytur në 1644 në Danimarkë

Gjenden mbetjet e anijes luftarake të mbytur në 1644 në Danimarkë

Arkeologët detarë kanë zbuluar rrënojat e një anije luftarake gati 400-vjeçare që ishte fundosur afër qytetit bregdetar danez të Rodbyhavn.

Me shumë gjasë janë rrënojat e anijes ”Delmenhorst”, e cila u fundos në tetorin e vitit 1644 gjatë një beteje në Fehmarn, thanë ekspertët nga muzeu danez ‘’Viking Ship’’ në një deklaratë.

Relikja u zbulua disa muaj më parë në një thellësi prej 3,5 metrash gjatë punimeve për ndërtimin e një tuneli të ri nënujor, i cili kalon ngushticën midis Danimarkës dhe Gjermanisë.

Beteja e vitit 1644 e Fehmarnit rezultoi në disfatën e Danimarkës nga Suedia dhe Holanda.

Rezultojnë të humbura gjithsej 15 anije luftarake, nga të cilat ”Delmenhorst” është e fundit që gjendet.

Dy të tjera u zbuluan në 2012. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy