Ibrahim Bajrami, anëtar i pavarur i Këshillit Bashkiak të Sarandës tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se dëmet e shkaktuara nga moti i keq mbrëmjen e djeshme në Sarandë dhe Ksamil janë të pallogaritshme.
Bajrami tha se bashkia dhe njerëzit ishin të papërgatitur për nj¡ stuhi të tillë.
Dëmet janë të pafundme. As vetë privatët që Janë dëmtuar nuk e kanë të qartë dëmin e madh që i ka gjetur. Po flisja me bizneset afër detit, ata kanë humbur një numër tavolinash pasi përfunduan në det. Kishte qytetarë që po shkonin në zyrat e bashkisë për të depozituar akte për humbjet që kishin pësuar. Një numër i madh ndërtesash u dëmtuan nga era. Besoj se era ka kaluar 150 km/ orë. Një numër i madh depozitash kishin përfunduar poshtë pallateve. Jemi të bekuar që nuk ka humbje jete.
Ne nuk kemi pasur asnjë parashikim të tillë. Asnjë nga ne nuk e dinte, morëm vesh që një ciklon ishte goditur Vlorën dhe aty menduan se do vinte në Sarandë. Asnjë masë nuk ishte marrë nga bashkia, dhe as nga bizneset. E fundit që ka ndodhur ka qenë para 8-9 vitesh.
Stuhia erdhi nga deti dhe dëmet janë të ngjashme si në Ksamil dhe Sarandë,. Në Sarandë duket sikur impakti ka qenë më i madh. Dëmtimet kanë qenë pak më të vogla në Ksamil, në krahasim me Sarandën.



