SHBA-të braktisin OBSH-në në korrik të 2021

SHBA-të braktisin OBSH-në në korrik të 2021

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është i vendosur për të tërhequr vendin e tij nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për shkak të mosmarrëveshjeve që patën në lidhje me informacionet e dhëna për pandeminë Covid-19.

Largimi i SHBA-së nga OBSH pritet të realizohet në korrik të vitit 2021, nëse vendi shlyen fillimisht deri në 200 milionë dollar detyrime financiare.

Mësohet se mbi 70 vite anëtarësim në organizatë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar daljen nga OBSH-ja me datë 6 korrik të vitit 2021.

Një vendim i tillë, rreth të cilit, është njoftuar Kongresi amerikan dhe OKB, ishte paralajmëruar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump disa muaj më parë, pikërisht atëherë kur vendi u godit nga pandemia e koronavirusit.

Siç dihet prej kohësh Trump e ka akuzuar OBSH-në për mungesë transparence dhe për mesazhe kontradiktore, që sipas të cilit, ndihmuan për përhapjen e koronavirusit në botë.

Kritika kryesore vërtitet rreth argumentit se OBSH-ja i besoi verbërisht informacioneve të Kinës ku edhe shpërtheu fillimisht pandemia, duke u kthyer pa dashje në një shtojcë të Pekinit zyrtar.

Me largimin e SHBA-së largohen edhe qindra milionë dollarë fonde që Uashingtoni i siguron çdo vit OBSH-së, por rivali demokrat i Trump-it në zgjedhjet e nëntorit, Xho Bajdën, tha të martën se nëse ai zgjidhet president, do e zhbëjë një vendim të tillë.

Deri tani sëmundja e kovidit ka infektuar afro 12 milionë persona dhe ka shkaktuar mbi 540 mijë viktima në gjithë botën.

Në shtetet amerikane situata sa vjen e përkeqësohet, duke arritur të martën rekordin e përgjithshëm global të 3 milionë rasteve prej fundjanarit, ndërsa jetët e humbura kapërcyen nivelin 131 mijë.

Në botë vijon gara për gjetjen e vaksinës kundër kovidit të ri, ndërsa nga OBSH-ja ekspertët konfirmuan të martën se koronavirusi mund të ketë aftësinë të infektojë personat jo vetëm përmes spërklave direkte por edhe duke qëndruar pezull ajër për disa kohë, ndaj rekomandohet mbajtja e distancave fizike dhe përdorimi i maskave të fytyrës në ambientet e mbyllura.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy