U përplas me makinë nga një person i armatosur, drejtuesit e policisë vizitojnë efektivin në spital

U përplas me makinë nga një person i armatosur, drejtuesit e policisë vizitojnë efektivin në spital

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Albert Dervishaj, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Drejtues i Parë Neritan Nallbati, vizituan në spitalin e Traumës në Tiranë, punonjësin e Policisë së Shërbimeve të Posaçme Operacionale në DVP Durrës, i cili u dëmtua gjatë ndërhyrjes për të ndaluar një drejtues mjeti që qarkullonte në sens të kundërt të lëvizjes dhe me armë zjarri. Dervishaj, në emër dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, i uroi punonjësit të Policisë shërim të shpejtë, dhe e falënderoi për guximin dhe vendosmërinë për t’u përballur me paligjshmërinë dhe krimin. “Veprime të tilla të guximshme, janë inkurajim për të gjithë punonjësit e Policisë, por mbi të gjitha janë indicie për qytetarët që të besojnë dhe të mbështesin akoma më shumë Policinë, pasi punonjësit e Policisë sakrifikojnë shumë, madje në raste të veçanta deri në më sublimen, për të mirën e përgjithshme dhe në këtë kuadër dëshiroj të përgëzoj gjithë grupin e punës që ishte mbrëmë në detyrë dhe u përball me një drejtues mjeti të armatosur dhe nën ndikimin e alkoolit, i cili duke qarkulluar në sens të kundërt nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar por përkundrazi, rrezikoi jetët e tyre. Ndërhyrja e guximshme, si dhe vendosmëria që treguan gjatë ndjekjes dhe arrestimit të tij, pavarësisht se drejtuesi i mjetit tentoi të largohej duke mbajtur në dorë një armë zjarri, tregon edhe njëherë se Policia e Shtetit është e aftë dhe e vendosur për t’u përballur dhe për ta luftuar krimin. Drejtori Vendor i Policisë Durrës Neritan Nallbati falënderoi zv.drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Dervishaj, dhe nëpërmjet tij Drejtorin e Përgjithshëm Gledis Nano, për mbështetjen dhe siguroi familjarët e punonjësit të Policisë se janë marrë të gjitha masat që punonjësi i Policisë, 22-vjeçari G. M. të ketë të gjithë trajtimin e duhur mjekësor dhe të gjithë vlerësimin e merituar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy