17 prilli, Dita Botërore e Hemofilisë

17 prilli, Dita Botërore e Hemofilisë

Sot shënohet Dita Botërore e Hemofilisë, e cila shërben si ndërgjegjësim për hemofilinë dhe çrregullime të tjera të gjakut.

 

Dita Botërore e Hemofilisë filloi të shënohet çdo vit pas vitit 1989 në nder të datëlindjes së Frank Schnabel, themeluesit të Federatës Botërore të Hemofilisë në vitin 1963.

 

Hemofilia është një grup i çrregullimeve gjenetike të trashëguara, që dëmtojnë aftësinë e trupit për të kontrolluar koagulimin e gjakut, i cili shërben për të ndaluar gjakderdhjen kur dëmtohet një enë gjaku.

 

Njerëzit me hemofili kanë nivele të ulëta të faktorit të koagulimit në gjak dhe gjakderdhja vazhdon për periudha shumë më të gjatë, gjatë së cilës gjaku nuk mpikset në mënyrën e duhur.

 

Hemofilia është një sëmundje e rrallë e cila prek 1 në 10,000 persona në të gjithë botën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy