Në kohë pandemie mijëra besimtarë myslimanë marrin pjesë në faljen e së premtes në Indonezi

Në kohë pandemie mijëra besimtarë myslimanë marrin pjesë në faljen e së premtes në Indonezi

Mijëra myslimanë u mblodhën për faljen e së premtes në Indonezi pavarësisht shqetësimit në rritje për përhapjen e virusit Covid-19 në vend.

Besimtarët u grumbulluan në Xhaminë “Lhokseumawe” në provincën Aceh, që njihet si një nga zonat më konservatore, në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ndërsa besimtarët janë gjunjëzuar për t’u falur, ata qëndrojnë shumë pranjë njëri-tjetrit, pa respektuar distancën prej 2 metrash, që kanë aplikuar deri më tani shumica e vendeve në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Presidenti indonezian Joko Widodo u kritikua shumë për mungesën e masave dhe bindjen e qytetarëve për të respektuar distancimin fizik.

Indonezia deri më tani ka aplikuar masa të pjesshme për parandalimin e pandemisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy