Një peshkaqen ka dalë në breg në Lungomare të Vlorës gjatë pasdites së sotme.
Peshkaqeni duket që ka dëmtime mendohet nga mjetet lundruese në pjesën e trupit, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga helikat të cilat e kanë prerë në disa pjesë çka ka ndikuar që ai të humbasë drejtimin dhe të dalë deri në breg.
Peshkaqeni është parë në breg në zonën e shëtitores, aty ku ka më tepër qarkullim të qytetarëve.



