Manastirliu: Vaksinim në shtëpi për të moshuarit e pamundur

Manastirliu: Vaksinim në shtëpi për të moshuarit e pamundur

“Vaksinimi duhet të vijojë dhe të intensifikohet, edhe për të moshuarit të cilët e kanë të pamundur ardhjen në qendra shëndetësore, duke i mundësuar vaksinimin në kushte shtëpie”.

Është ky rregulli i ri që do të ndjekë fushatën e vaksinimit, të cilin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë një vizite në qendrën e re shëndetësore të Cërrikut.

I pranishëm në inspektim, ka qenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili është përfaqësues në qarkun e Elbasanit.

Qendra shëndetësore e Cërrikut, është rindërtuar në vazhdën e projektit të 300 qendrave shëndetësore. Sipas ministres, aty tashmë do të ofrohen kushte dinjitoze jo vetëm për pacientët, por edhe për mjekët.

Ndërkohë ditën e nesërme, ministrja ka paralajmëruar se do të vijë një sasi tjetër e vaksinave nga kompania amerikane Pfizer. Mësohet se do të jenë 14 mijë doza të tilla.

Programi i vaksinimit do të vijojë edhe përgjatë sezonit veror ndërkohë.

Në tërësi, kanë mbërritur në Shqipëri kanë mbërritur rreth 1.1 milionë vaksina. Numri i të vaksinuarve ka arritur shifrën e mbi 926 mijë personave.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy