
Pas ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë në gjimnazin “Andon Zako Çajupi” ku dy mësuese dhe familjarët e tyre u përfshinë në një konflikt ku nuk mungoi as përdorimi i armëve, drejtoresha e shkollës, Vojsava Kumbulla është shkarkuar nga detyra.
Sipas informacioneve, mësohet se drejtoresha ka qenë në dijeni më herët për mosmarrëveshjet me mësuesen e gjuhës shqipe dhe mësuesen e historisë, por ngjarja e pazakontë e ndodhur pranë shkollës gjatë orarit mësimor solli reagimin e Ministrisë së Arsimit.
Konflikti mes dy mësueseve ishte paralajmëruar se do të përshkallëzohej edhe më tej, por ngjarja nuk është parandaluar nga drejtoresha e cila ishte në dijeni të mosmarrëveshjes.



