
Ministria e Shëndetësisë njofton këtë të shtunë se 13 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, nga 493 testime të kryera në total. Fatmirësisht, nuk raportohen humbje jete.
Rastet e reja janë regjistruar në këto Bashki: 8 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lushnje, Sarandë, Gjirokastër, Përmet, Elbasan. Janë 186 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,231 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 13 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 493
Testime totale 2,002,629
Raste pozitive 332,011
Raste të shëruara 328,231
Raste Aktive 186
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 141
Vlorë 16
Fier 8
Gjirokastër 8
Durrës 5
Elbasan 3
Berat 2
Shkodër 1
Lezhë 1
Dibër 1



