Italia është vendi më i prekur në Europë nga koronavirusi. Autoritetet shëndetësore vijojnë betejën me epideminë prej më shumë se dy javësh, ndërsa numri i viktimave i ka kaluar 630. Në të gjithë vendin deri tani janë 10 149 të infektuar, ndërsa 1004 persona janë shëruar.
Virologu Giovanni Di Perri, drejtor i departamentit klinik të sëmundjeve infektive të Universitetit të Torinos dhe virolog në spitalin e Torinos u përgjigjet pesë pyetjeve më të shpeshta të qytetarëve lidhur me koronavirusin.
A është koronavirusi thjesht një grip më i rëndë se ai i zakonshmi?
Në pikëpamjen e pasojave që sjell, mund të konsiderohet edhe i tillë. Është një virus që mund të shkaktojë polmonit viral me karakteristika të njohura ose ndryshe një sëmundje me pamjaftueshmëri frymëmarrjeje. Në rastet më të rënda, pacienti mund të ketë nevojë që të ndihmohet me instrumente që të marrë frymë.
Nëse virusi vdes në një temperaturë mbi 25 gradë, si ka mundësi që jeton në trupat tanë, që e kanë temperaturën më të lartë?
Virusi nuk vdes as në 25 dhe as në 26 gradë. Ai jeton më së miri nga zero deri në të paktën 40 gradë. Kushtet e temperaturës së trupit njerëzor janë të përshtatshme për t’u replikuar në qelizat e duhur. Koronavirusi reziston në temepratura mbi 4 gradë në lagështi mbi 50%. Aty mund të jetojë për ditë të tëra.
Pse fëmijët mund të bëjnë sport por nuk mund të bëjnë dush në qendrat sportive?
Nëse ka kushtë optimale për këtë virus, janë ato në dhomat e zhveshjes.
Nëse dikush në ashensor teshtin apo kollitet, a duhet të shqetësohemi?
Mund të jetë rast i Covid-19. Duhet mbajtur parasysh?
Kur konsiderohet e përfunduar një epidemi?
Kur nuk ka më raste. Ka disa faza kur kuptojmë se ka filluar faza e zbritjes. Pra kur numri i të prekurve vjen duke rënë ditë pas dite. / La Stampa /



