Policia e Shtetit ka nisur të kontaktojë, pasi ka identifikuar, të gjithë qytetarët që kanë hyrë ditët e fundit në vendin tonë, pasi më herët kanë qenë në zonat me infeksion komunitar.
Policia po u kërkon këtyre qytetarëve të qëndrojnë në karantinë për dy javë, me qëllimin për të parandaluar përhapjen e virusit.
“Policia e Shtetit po telefonon çdonjërin nga këta qytetarë, duke u kujtuar përmbushjen e detyrimit, në të kundërt do të pērballen me masa ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Këtë gjë e lajmëroi dhe kryeministri Edi Rama një ditë më parë, duke publikuar dhe mesazhet që po u dërgohet këtyre qytetarëve.



