Banorët e Kodrës së Priftit në Tiranë, të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe kanë dalë pasditen e sotme në protestë.
Ata kundërshtojnë shembjen e banesave dhe i kërkojnë Kryeministrit Edi Rama që të zgjidhë situatën.
Banorët thonë se nuk ka pasur ekspertë për vlerësimin e zonës dhe se gjurma e Unazës është vlerësuar me dron.
“Para një muaji e gjysmë kanë marrë mostrat për qëndrueshmërinë e tokës. Le të vijë dikush dhe të shikoj se ku është më mirë rruga, këtu ku prishen 60 banesa apo pak më tutje ku prishen vetëm 10.



