Manastirliu thirrje studentëve: Vaksinimi, e vetmja mënyrë për të vijuar mësimin në auditore

Manastirliu thirrje studentëve: Vaksinimi, e vetmja mënyrë për të vijuar mësimin në auditore

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër sot procesin e vaksinimit të studentëve në Kampusin e Universitetit të Durrësit.

Duke nxitur studentët të vaksinohen, Manastirliu, e shoqëruar nga Rektorja e këtij universiteti, Kseanela Sotirofski, u shpreh se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të vijuar mësimin normalisht në auditorë.

 “Ne të gjithë duam që të mos kemi më ndërprerje të shkollave, të mos kemi më mësime që kryheshin në mënyrë të alternuar, por ajo çfarë ne duam dhe çfarë ne synojmë është që mësimi tashmë të bëhet në auditore. E vetmja mënyrë që mësimi të vijojë normalisht, të zhvillohet në auditorë, sipas programeve përkatëse të çdo universiteti dhe fakulteti, është pikërisht që të vaksinohemi.”

 Manastirliu u shpreh se do të intensifikohet procesi i vaksinimit, duke rritur aksesin për studentët.

 “Vaksina është e vetmja armë që të shpëton jetën. Ashtu sikurse ekspertët thonë dhe ajo çfarë konfirmohet ditë pas dite është jo vetëm efektiviteti i vaksinës përsa i përket uljes së transmetueshmërisë por gjithashtu vaksina mbron deri në 100% format e rënda të sëmundjes dhe gjithashtu dhe fatalitetet.”

Rektorja e Universitetit të Durrësit Kseanela Sotirofski i bëri thirrje studentëve të paraqiten në universitet për t’u vaksinuar, pasi duke filluar nga e hëna e javës së ardhshme do të kërkohet pasaporta e vaksinimit për të qenë prezent në auditore.

 Ekipet e shëndetësisë janë në dispozicion të studentëve pranë fakulteteve ku ata studiojnë, për t’u vaksinuar ndaj Covid-19, çdo ditë të kësaj jave, nga ora 8:30-14:00.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy