Të moshuarit në zonat rurale shpesh herë bëhen pre e dhunës fizike. Sipas eksperteve, ky fenomen është kthyer në një shqetësim serioz për këtë grupmoshë. Si të mos mjaftonte vetmia, në Ditën Botërore kundër Dhunës ndaj të Moshuarve, ekspertët e fushës kërkojnë më shumë vëmendje për të moshuarit.



