Entela Cenko, someliere tha në studion e MCN Informacion se Shqipëria prodhon verë shumë të mirë autoktone shqiptare e cila konkurron denjësisht me ato evropiane.
Sipas Cenkos në vend ka rrethe 30-35 kultivarë të ndryshëm.
Mbi 20 vite ne prodhojmë superetiketa, me super kantina dhe varietete autoktone shqiptare. Kallmeti është 100% shqiptar, është sheshi i bardhë, i ziu, është debina, serina. Kemi varietete shumë të mira shqiptare. Kemi pasur 300 kultivarë, por na i kanë marrë dhe patentuar shtete të ndryshme.
Kemi rreth 30-35 kultivarë të ndryshëm, por janë të egër. Ato që janë më të populluar janë kultivarët e lartpërmendur. Të gjithë kantinat, edhe ai i zonën së Kallmetit ka mbjellë në vreshta një shesh të bardhë.
Ne përfaqësohemi shumë mirë me kantinat tona dhe duke qenë se kemi varientet autoktonte, ne konkurrojmë me verërat e famshme të botës. Shumë kantina shqiptare janë në Francë.



