“Tre vite burg për parkim dysh”, drejtuesit e mjeteve në kryeqytet nuk heqin dorë

“Tre vite burg për parkim dysh”, drejtuesit e mjeteve në kryeqytet nuk heqin dorë

Shoferët e automjeteve të parkuara dysh nëpër rrugët e Tiranës, rrezikojnë deri në 3 vite burg.  Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda paralajmëroi që për këto shkelje të qarkullimit rrugor, shoferët do të rrezikojnë burg.

Gazetari Besmir Pula, raportoi për “MCN Live” nga zona e “21 Dhjetorit” në kryeqytet se pavarësisht paralajmërimit se do të ketë përshkallëzim sa i takon masave, në terren parkimi dysh vazhdon.

Dënimi me tre vite burg është masa më maksimale e këtij kodi, por edhe nga praktika gjyqësore kemi parë gjoba të majme apo dërgimin e automjetit për bllokim apo masa të tjera administrative. 

Qytetarët nuk ndihen të frikësuar dhe vijojnë ende parkimet dysh në rrugët kryesore të kryeqytetit. Madje dhe aktualisht drejtuesit e mjeteve nuk kanë hequr dorë nga parkimi dysh. Pjesa më e madhe e qytetarëve nuk janë në dijeni të kësaj nisme dhe masave të larta për parkimet. 

Neni 293 i Kodit Penal

Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit

Vënia e pengesave dhe ndalimi me çdo mjet e mënyrë i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy