Kosovë-Shqipëri/ Hapet kalimi edhe Qafë Prush dhe Qafë Morinë

Kosovë-Shqipëri/ Hapet kalimi edhe Qafë Prush dhe Qafë Morinë

Kosova hap kalimin edhe në dy pika kufitare me Shqipërinë, në Qafë Prush dhe Qafë Morinë, të mbyllura për një kohë në ballafaqimin me pandeminë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar plotësimin dhe ndryshimin e pikës 5 të Vendimit të Qeverisë të datës 31 maj 2020 sipas të cilit përveç pikave kufitare në Merdare, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinjë dhe Dheu i bardhë, hapen kufijtë tokësor në Republikën e Kosovës edhe pikat e kalimit të kufirit Qafë Prush, Qafë Morinë, Muqibabë dhe Mutivodë. Vendimi do të hyjë në fuqi nga 22 qershori i këtij viti”, thekson njoftimi i dërguar nga mbledhja e sotme.

Bëhet e ditur se,  ka marrë miratimin nga Qeveria e Republikës së Kosovës edhe vendimi për nisma për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare trepalëshe ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë së kufirit.

Marrëveshjen në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës do ta negociojë Ministria e Punëve të Brendshme.

“Marrëveshja synon shkëmbimin e informatave dhe rritjen e kontrollit të kalimit të lirë të kufirit në funksion të luftimit të kontrabandës dhe migrimit illegal”, u theksua në mbledhje.

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Kryeministri, Avdullah Hoti ka zhvilluar mbledhjen e saj të pestë të rregullt, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendime dhe politika të fushave të saj të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy