Soreca: Respektoni masat në fuqi, duhet të jemi të disiplinuar në luftën kundër Covid-19

Soreca: Respektoni masat në fuqi, duhet të jemi të disiplinuar në luftën kundër Covid-19

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka bërë thirrje të gjithëve që të respektojmë masat mbrojtëse të vendosura nga qeveria në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Soreca në një postim në Twitter shkruan se në këtë situatë ku ndodhemi duhet të jemi rezistent dhe të disiplinuar në luftën kundër Covid 19.

Gjithashtu ai ka theksuar se delegacioni i BE-së në Tiranë do të vazhdojë të ofrojë ndihmë thelbësore për Shqipërinë.

“Ne duhet të jemi rezistent dhe të disiplinuar në luftën kundër COVID-19. Të gjithë duhet të respektojmë rregullat në fuqi për të ndihmuar të gjithë komunitetin të dalë nga kriza. Delegacioni i BE-së në Tiranë do të vazhdojë të ofrojë ndihmë thelbësore për Shqipërinë. Dorëzimi tjetër i pajisjeve është planifikuar javën e ardhshme” shkruan ai.

Pjesë e parë e ndihmave, pjesë e paketës 4 milion eurosh u dorëzua nga Soreca të hënën që kaloi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy