400 mundësi rekrutimi për Forcat e Armatosura

400 mundësi rekrutimi për Forcat e Armatosura

Kryeministri Edi Rama e nis ditën me ftesën për t’u bërë pjesë e 400 mundësive të reja të punësimit në Forcat e Armatosura Shqiptare.

Rama fton që të aplikohet në https://www.mod.gov.al/rekrutim, pas rritjes së vijueshme të pagave për rreth 7 mijë ushtarakë, për të cilët thotë se tanimë janë ndër më të paguarit në rajon, po do të jenë jo shumë larg nga sot në mesataren e pagave të NATO-s.

VENDIM

PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.224, DATË 21.3.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRAJTIMIN ME PAGË DHE SHTESA MBI PAGË TË USHTARAKËVE AKTIVË TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, si dhe të nenit 20, të ligjit nr.9210, datë 23.3.2004, “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Në vendimin nr.224, datë 21.3.2017, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, lidhja nr.1 “Paga bazë sipas gradës dhe viteve të shërbimit për ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura” zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2023, të përballohen nga fondet e miratuara për paga dhe sigurime shoqërore për sistemin e Ministrisë së Mbrojtjes, për këtë vit.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 mars 2023.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy