
Sot bëhen 20 vjet nga eksodi masiv i shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në vitet 1998-1999 rreth një milion shqiptarë të detyruar nga forcat paramilitare serbe u shpërngulen në Shqipëri dhe Maqedoni.
16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i pranishëm në këtë manisfestim përkujtues, tha se kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë vazhdon të jetë po ai i ish-Jugosllavisë dhe duhet punuar fort për ta shndërruar këtë kufi të shqiptarëve, duke nënkuptuar heqjen e barrierave kufitare.
" Kosova dhe Shqipëria ndihen më mirë, por ne duam të jetë më mirë. Jemi shqiptarë dhe dy kufij këtu. Është kufiri i ish- Jugosllavisë. Duhet ta bëjmë të Kosovës dhe Shqipërisë, i cili do të bëhet shumë shpejt", tha ministri Majko, i cili 20 vite para, në kohen e eksodit, ishte Kryeministër i Shqipërisë. Teksa kaloi në këmbë kufirin, Majko tha: "Është kënaqësi, pas 20 vitesh flet vetë gjithçka. Çfarë ka ndodhur , si kujtohet, çfarë ka ndryshuar dhe arsyeja pse jemi këtu të gjithë bashkë".
Ndërsa kryetari i Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu, u shpreh se Kukësi ndihet prapë i nderuar pas 20 vitesh.
Në kujtim të eksodit të vitit '99, Bashkia dhe Këshilli i Qarkut të Kukësit në bashkëpunim me Shoqatën Eksod 99 si çdo vit bënë pritjen simbolikë të kosovarëve në Morinë.
Kukësi ishte porta e shpëtimit për mbi 1 milion shqiptarët e Kosovës në vitin 1999 që u dhuna e terrori serb i detyruan të braktisin shtëpitë e marshojnë drejt shtetit amë për shpëtim.



