Guvernatori i Vermontit, Bernie Sanders gjatë një fjalimi në Universitetin George Washington theksoi edhe njëherë rëndësinë e zgjedhjeve presidenciale të tre nëntorit, duke theksuar se në këto zgjedhje sfida e vërtetë nuk është mes Trump dhe Biden, por mes Trump dhe demokracisë…
Përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, Biden shkruan se në “këto zgjedhje sfida e vërtetë nuk është mes Trump dhe Biden, por mes Trump dhe demokracisë. Trump kundër pagës minimale. Trump kundër bërjes së shkollimit të barabartë për të gjithë. Trump kundër kujdesit shëndetësor. Ka shumë gjëra në rrezik”.
Sipas tij, këto janë zgjedhjet mes Donald Trump dhe demokracisë dhe kjo e fundit duhet të fitojë.
Pasi u tërhoq nga zgjedhjet paraprake të Partisë Demokratike në muajin prill, Sanders vendosi të bashkëpunojë me Biden për formimin e një task-force politike për çështje të tilla si kujdesi shëndetësor, ekonomia dhe ndryshimet klimatike.



