Rindërtimi në Tiranë, Demo: 1.8 miliardë lekë për përshpejtimin e procesit

Rindërtimi në Tiranë, Demo: 1.8 miliardë lekë për përshpejtimin e procesit

Përshpejtimi i procesit të rindërtimit dhe zgjidhja e problematikave që kanë penguar ecurinë e punimeve në Kombinat dhe në lagjen “5 Maji” ishin në fokus të mbledhjes së grupit të punës, të drejtuar sot nga ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo.

 

Në të morën pjesë ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajda Rroka, si dhe përfaqësuesi i Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi.

 

Gjatë mbledhjes, Demo bëri të ditur se është në fazën përfundimtare përgatitja e mbështetjes financiare prej 1.8 miliardë lekësh nga buxheti i qeverisë qendrore për Bashkinë Tiranë, me qëllim përshpejtimin e ndërtimit të banesave për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

 

“Vështirësitë mes institucioneve duhet t’i zgjidhim ne. Familjet nuk duhet të vazhdojnë të presin për shkak të tyre”, tha ministri Demo, duke kërkuar përcaktimin e përgjegjësive të qarta dhe afateve konkrete për çdo çështje të hapur.

 

Ai nënvizoi se procesi do të ndiqet në mënyrë të vazhdueshme, përmes takimeve periodike ndërinstitucionale dhe kontrolleve në terren, deri në përfundimin e banesave dhe dorëzimin e tyre te familjet përfituese.

 

Do ta ndjek këtë proces me takime të rregullta dhe kontrolle në terren, deri në përfundimin e banesave dhe dorëzimin e çelësave. Për familjet që presin, ky është rezultati që ka rëndësi. Dhe kjo është përgjegjësia jonë ndaj tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy