Mënyra sesi ne i shohim ngjyrat nuk ka të bëjë thjesht me shqisën e të parit  

Mënyra sesi ne i shohim ngjyrat nuk ka të bëjë thjesht me shqisën e të parit  

Perceptimi për ngjyrat ka qenë njëfarë misteri për shkencëtarët e neurologjisë. Një studim i kryer së fundmi ka gjetur se kjo përvojë ka të bëjë më shumë me trurin sesa me të parit. Studimi është kryer nga Amherst College dhe konkludon se pjesa më e madhe e shqisës së të parit është ndërtuar në tru.

Në funksion të studimit u krye një eksperiment që i vuri vullnetarët në një situatë realiteti virtual të shtrirë në 360 gradë. Studiuesit vëzhguan se në cilën pikë të të gjithë panoramës fokusohej shikimi i vullnetarëve. Ata konstatuan se vetëm ajo zonë e panoramës perceptohej me ngjyra, ndërsa pjesa periferike ishte pa ngjyra.

Fushëpamja e njeriut shtrihet në rreth 210 gradë, që është afërsisht e njëjta hapësirë që kemi përpara kur hapim krahët.

Studimi tregon se zona me ngjyra kufizohet përreth fokusit ku jemi përqendruar. Kjo u vu re në momentin që panoramës virtuale iu hoqën ngjyrat në periferi dhe pjesëmarrësit në studim nuk e vunë re ndryshimin.

"Ne mbetëm të habitur sa të pavëmendshëm ishin pjesëmarrësit kur ngjyra u hoq nga 95 përqind e pamjes që kishin përpara", tha Caroline Robertson, një prej autoreve të studimit.

"Rezultatet tregojnë se mënyra se si i shohim gjërat është kryesisht e pasaktë. Ka të ngjarë që truri ynë të plotësojë pjesën më të madhe të përvojës sonë perceptuese", thotë ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy