Llazo: Problemet e adoleshentëve në shkolla kanë ardhur në rritje (VIDEO)

Llazo: Problemet e adoleshentëve në shkolla kanë ardhur në rritje (VIDEO)

Mësuesja Ana Llazo ndan mendimin se te gjendja mendore dhe emocionale e fëmijëve, ndikon ambienti familjar dhe shkollor.

Në emisionin “MCN Informacion”, ajo tha se roli i mësuesit është dhe edukator dhe psikolog dhe se janë ata shpesh që i pikasin të rinjtë me probleme të tilla.

Në ambientet shkollore problemet e adoleshentëve kanë ardhur në rritje nga viti në vit.

Mësuesi është ai që identifikon një problem dhe e referon te psikologu.

Nxënësit nuk janë shumë të përqendruar në orën e mësimit dhe në këtë ka ndikuar kryesisht teknologjia.

Janë shumë të fokusuar te rrjetet sociale dhe kjo ka ndikuar negativisht.

Fëmijët sot janë më të stresuar nga sa kemi qenë ne dikur.

TikTok ka nxjerrë shumë probleme në kohët e fundit.

Nga ana tjetër ka raste që janë agresiv, të përgjumur si dhe shfaqin probleme në sjellje. 80% e rasteve të bullizimit të fëmijëve vijnë nga rrjetet sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy