Një fermer shqiptar ka humbur jetën në Greqi, pas ciklonit që ka përfshirë vendin prej dy ditësh.
Bëhet fjalë për një 63 vjeçar, trupi i të cilit është gjetur nga ekuipazhet e kërkim-shpëtimit dhe djali i tij prapa spitalit të Karditsa. Kështu, numri i të vdekurve nga moti i keq arrin në dy, ndërsa hetimet vazhdojnë për 40-vjeçaren e cila u tërhoq zvarrë me makinën e saj nga lumi Pamisos në Mouzaki.
Dëmet materiale të ciklit Ianos kanë qenë të konsiderueshme, veçanërisht në komunën Mouzaki. Rrugë e bbanesa janë përmbytur, ndërsa gjatë gjithë natës ka pasur ndërprerje të theksuara të energjisë elektrike. Procesi i kërkim shpëtimit ka vijuar përgjatë gjithë natës, duke evakkuar nga banesat e tyre dhjetëra persona.
Në komunën e Mouzakit, një pjesë e madhe e unazës përgjatë lumit Pamisos është shembur, duke shkatërruar një pjesë të Qendrës Shëndetësore Mouzaki. Situata, vazhdon të mbetet kritike ndërsa ekziston frikë e vërshimit të lumenjve dhe përrenjve.
Në zonën e Stavros, 30 persona mbetën të bllokuar, ndërsa bëhet e ditur se Departamenti i Zjarrfikësve ka marrë mijëra thirrje për ndihmë dhe evakuimin e njerëzve që ishin në rrezik. Moti u përkeqësua mbrëmjen e së premtes vazhdoi me intensitet më të madh në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.
Kryetari i Komunës së Mouzaki, Fanis Stathis, duke folur natën vonë në Open TV, vuri në dukje se vendbanimet janë evakuuar, pasi ujërat e shpejta në zonë kanë shkatërruar urat dhe infrastrukturën tjetër.
Sipas zyrtarëve lokalë, probleme të shumta u regjistruan edhe në qytetin Trikala, pas thyerjes së digave që mbanin ujërat e lumit.
Sidoqoftë, problemet nuk janë të kufizuara atje, pasi e gjithë Komuna e Argitheas është pa energji elektrike, ndërsa në disa vendbanime ka një problem të furnizimit me ujë.



