Ndahet nga jeta Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri

Ndahet nga jeta Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri

Ndahet nga jeta Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësia e Tij Dhimitri. Pas një sëmundjeje të rëndë, ai ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Janinës, si pasojë e një infeksioni respirator dhe endokarditi, që çuan në pamjaftueshmëri të shumë organeve.

Imzot Dhimitri lindi në Serres të Greqisë në shtator të vitit 1940. Kreu studimet në Fakultetin e Teologjisë pranë Universitetit “Aristoteli” të Selanikut dhe më pas iu përkushtua jetës monastike në Manastirin e Shën Ekaterinës në Malin Sinai, ku u bë murg në vitin 1974. 

Në vitin 1991, iu bashkua veprimtarisë së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, duke qenë një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Kryepiskopit Anastas. Nga vjeshta e vitit 1994 shërbeu si Protosingjel i Mitropolisë së Gjirokastrës, ndërsa më 11 nëntor 2006 u zgjodh Mitropolit i kësaj eparkie. U dorëzua episkop më 16 nëntor dhe u fronëzua më 26 nëntor 2006 në Kishën e Shenjtë të Kryeengjëjve në Gjirokastër.

Gjatë 19 viteve të shërbesës si Mitropolit, Hirësia e Tij dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ringjalljen e jetës kishtare në Jugun e Shqipërisë.

Ai njihej për përkushtimin ndaj ndërtimit të kishave, zhvillimit të katekizmit, veprimtarisë filantropike dhe për forcimin e jetës shpirtërore të besimtarëve. Ishte një figurë me formim të thellë biblik dhe njohës i shkëlqyer i Traditës Orthodhokse.

Shërbeu gjithashtu si Zëvendëskryetar i Fondacionit Arsimor “Fryma e Dashurisë”, duke kontribuar në zhvillimin e arsimit ortodoks në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy