Në Prishtinë do të ndërtohet obelisk në kujtim të viktimave nga Covid-19

Në Prishtinë do të ndërtohet obelisk në kujtim të viktimave nga Covid-19

Komuna e Prishtinës ka ndarë një lokacion për vendosjen e obeliskut në shenjë mirënjohjeje për profesionistët shëndetësorë dhe në shenjë nderimi të gjithë atyre që kanë ndërruar jetë nga virusi COVID-19.

Ata që vdiqën nga COVID-19 në Kosovë do të mund të kujtohen çdoherë nëpërmjet një simboli, që pritët të ndërtohet në nderim të tyre.

Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm e Komunës së Prishtinës ka shqyrtuar kërkesën, drejtuar kryetarit të Komunës nga Odat e Profesionistëve Shëndetësorë (Oda e Mjekëve, Oda e Stomatologëve, Oda e Farmacistëve, Oda e Infermierëve dhe Oda e Fizioterapeutëve) të Kosovës, për vendosjen e obeliskut në shenjë mirënjohjeje për profesionistët shëndetësorë dhe në nderim të atyre që kanë ndërruar jetë nga virusi COVID-19.

Kjo drejtori sipas kërkesës së lartcekur nga Odat e Profesionistëve Shëndetësorë të Kosovës dhe në bashkëpunim me zyrtarët e kësaj drejtorie, ka identifikuar lokacionin e kërkuar për vendosjen e këtij obelisk, i cili do të vendoset në madhësi, formë dhe material të përcaktuar sipas kërkesës së parashtruar (gjerësi 2.5 m dhe gjatësi 10 m).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy