Vijat me shumë ngjyra nëpër kryqëzime i kanë çorientuar kalimtarët dhe kjo risi duket se është marrë nga Anglia. Sipas ekspertit të sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha, ndryshimet nga vija të bardha e të zeza në të kuqe apo blu, duhet të pasqyrohen me anë të një vendimi të Këshillit të Ministrave. Ai flet edhe për problematika të tjera që hasen në rrugët e Tiranës.



