Është ankoruar të martën në portin e Durrësit një anije e marinës franceze si pjesë e misionit për sigurinë dhe stabilitetit të rajonit. Për ambasadoren franceze dhe Komandantin e Forcave Detare të Shqipërisë, ky është një moment i veçantë për marrëdhënien mes dy vendeve.



