Që prej datës 15 qershor, në Shëngjin është ngritur qendra shëndetësore verore në funksion të pushuesve në këtë zonë turistike.
Shërbimi ofrohet përgjatë 24 orëve si dhe është pajisur me infrastrukturën e medikamentet e nevojshme, së bashku me një autoambulancë e cila qëndron gjatë gjithë kohës në gatishmëri, duke ju përgjigjur në kohe rasteve emergjente.



