Ylli Rakipi: Shembja e Teatrit Kombëtar i shërbeu PS dhe PD për të tërhequr vëmendjen nga reforma zgjedhore

Ylli Rakipi: Shembja e Teatrit Kombëtar i shërbeu PS dhe PD për të tërhequr vëmendjen nga reforma zgjedhore

Analisti Ylli Rakapi të enjten është shprehur se dy partitë kryesore në Shqipëri, PD dhe PS, po përpiqen t’i shmangen reformës zgjedhore dhe sidomos një ideje të hedhur nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë për të implementuar në vendin tonë një kod zgjedhor me karakteristika të përafërta me atë të Danimarkës.

I ftuar në emisionin “Në Fokus” në televizionin TVT, Rakipi theksoi se është një moment që të nënvizohet se teatri i ka shërbyer partive politike për të krijuar një zhurmë tjetër.

“Deri ditën e djeshme unë nuk i shikoja të lidhura me njëra tjetrën. Por sot shoh që të dy palët, dy partitë kryesore të Shqipërisë, PS dhe PD, po përpiqen t’i shmangen reformës zgjedhore dhe sidomos një ideje të hedhur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë për të implementuar në Shqipëri një reformë zgjedhore, një kod zgjedhor me karekteristika të përafërta me ato të Danimarkës, për mua është një moment që të nënvizohet se teatri, forcave kryesore politike iu është dashur për t’i hyrë një zhurme tjetër”, tha Rakipi.

Ai, deklaroi se Teatri Kombëtar kishte dy vjet që ishte i ngurtësuar në këtë gjendje, por pasi dy forcat kryesore në vend hasën në vështirësi për sa i përket miratimit të reformës zgjedhore, u përpoqën më pas që përmes teatrit ato të realizonin një kapërcim, duke u munduar të tërhiqnin vëmendjen nga reforma zgjedhore që nesër gjithçka të mbetej në të njëjtin pozicion si më parë.

 “Teatri kishte dy vjet i ngurtësuar në këtë gjendje dhe pasi palët politike ishin në një moment të vështirë, sa i përket reformës zgjedhore, u përpoqën që me teatrin të bënin një kalim dhe të hiqnin vëmendjen nga reforma zgjedhore për të mbetur gjithçka në atë pozicione që ka qenë. Është ideja e marrëveshjes së 2009 që la të kuptojë se ajo forcë politike që merr pushtetin mund të bëjë me këtë vend çfarë të dojë”, deklaroi ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy