Navalny para “helmimit” spiunohej nga agjentët rusë

Navalny para “helmimit” spiunohej nga agjentët rusë

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny po spiunohej nga shërbimi sekret rus gjatë udhëtimit të tij në Siberi, pak para helmimit në aeroportin Tomsk.

Lajmi është publikuar nga gazeta “Moskovskij Komsomolets”, e cila citon burime nga inteligjenca ruse.

Sipas gazetës në Moskë, Navalnyu përgjohej në banesën e tij, ndërsa porosiste sushi, blinte diçka në një dyqan etj dhe ndiqej kudo ku ai shkonte nga agjentët sekretë rusë.

Një gjë e tillë nuk na befason aspak, pasi ishim të vetëdijshëm që ndiqeshim. Gjithmonë ku Alexei shkonte për punë ai spiunohej. Ajo çfarë është befasuese në këtë histori, është fakti se Moska ka vendosur ta zbulojë një fakt të tillë para publikut në një mënyrë kaq të rastësishme, sikur të mos ishte problem fare të ndiqte qytetarët e zakonshëm të këtij vendi”, tha zëdhënësi i Navalny, Kyra Yarmish.

Nëse ata e kontrollonin vazhdimisht, pse ai përfundoi në gjendje kome”, u shpreh politikani opozitar, Ylya Yaschiin, duke iu drejtuar shërbimeve të fshehta ruse.

Në lidhje me gjendjen shëndetësore të Navalny ende nuk është dhënë ndonjë lajm i rëndësishëm, ndërsa spitali ku ai është shtruar në Berlin ka bërë me dije se lideri i opozitës ruse do t’i nënshtrohet shumë testeve dhe analizave për të parë gjendjen e tij të plotë shëndetësore.

Mësohet se për të marrë leje për transferimin e tij në një spital në Gjermani, Angela Merkel kërkoi ndihmë nga presidenti finlandez, Sauli Niinisto për të ndërmjetësuar me Moskën, pasi ndihma për Navalny të mos shihej nga Rusia si një ndërhyrje në punët e brendshme.

Kreu i opozitës ruse dhe rivali i Presidenti Vladimir Putin, Alexei Navalny dy ditë më parë u transportua në Gjermani për trajtim më të specializuar mjekësor.

Navalny është në gjendje kome, pasi dyshohet se u helmua teksa po pinte çaj.

Kujtojmë se mjekët rusë që e mjekuan deklaruan e se nuk ka shenja helmimi në gjakun e Navalny, ndërsa thanë se gjendja e tij është tepër e rëndë për t’u transportuar në spital tjetër.

Mirëpo pa kaluar as 24 orë nga kjo deklaratë, Navalny u nis me avion drejt Berlinit, ndërsa shpenzimet e udhëtimit u paguan nga një OJQ gjermane.

Kreu i opozitës ruse shoqërohet bashkëshortja e tij.

Mbështetësit e Navalny akuzojnë autoritetet ruse se po fshehin ngjarjen.

Alexei Navalny u sëmur teksa po udhëtonte me avion nga Tomsk për në Moskë.

Ai kishte pirë një filxhan çaj në aeroportin e Tomsk përpara fluturimit.

Pasi Navalny shfaqi probleme shëndetësore, avioni bëri ulje emergjente në Omsk.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy