Dy viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 22 raste të reja

Dy viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 22 raste të reja

Një 63-vjeçar nga Dibra ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit, duke shënuar viktimën e dytë në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila bën me dije se burri ka shkuar më 17 mars në Klinikën për Sëmundjet Infektive në Shkup, ndërsa një natë më parë gjëndja e tij shëndetësore ishte rënduar.

63 vjeçari është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

Mësohet se pacienti nuk vuante nga ndonjë sëmundje kronike.

Dibra e Madhe është një nga zonat më të prekura, menjëherë pas Shkupit nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, njofton se janë shënuar edhe 22 raste të reja me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 shkon në 136, prej të cilëve 1 është shëruar, kurse 2 kanë ndërruar jetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy