Mbyllja e burgut të Zaharisë dhe transferimi i personave me probleme të shëndetit mendor në institucionin e vuajtjes së dënimit në Shënkoll, nuk I ka dhënë zgjidhje situatës me këtë kategori të dënuarish. Shkelja e kapaciteteve me mbi 200 të dënuar më shumë dhe qëndrimi brenda sistemit penitenciar janë vetëm dy nga shkeljet kryesore që evidenton Avokati i Popullit.
Mungesa e numrit të mjekëve psikiatër për Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca, e bën edhe më të vështirë situatën.
Shkeljet ligjore për këtë kategori të dënuarish sipas Ballancës bëhet edhe nga vetë gjykata që nuk rivlerëson çdo një vit gjendjen e tyre shëndetësore.
Pak kohë më parë nga burgu i Shënkollit u arratis Daut Laze me probleme të shëndit mendor, i dënuar me mjekim të detyruar.



