Mësimi online vazhdon, Shahini këshillon mësuesit: Mos mbingarkoni nxënësit me koncepte të reja

Mësimi online vazhdon, Shahini këshillon mësuesit: Mos mbingarkoni nxënësit me koncepte të reja

Pas vendimit për mbylljen e shkollave deri në përfundimin e pandemisë së koronavirusit, ministrja e Arsimit Besa Shahini ka bërë të ditur se mësimi online do të vazhdojë.

Në një videomesazh në Facebook, Shahini kishte një këshillë për mësuesit, që të mos mbingarkojnë nxënësit me koncepte të reja.

MASR do të vijojë me organizimin e xhirimeve të leksioneve që mësuesit po bëjnë gati për arsimin parauniversitar.  Këto do të transmetohen siç kemi bërë katër javët e para në RTSH dhe do të ritransmetohen në kanalin youtube të MASR”, shkruan ministrja.

Shahini thekson se mësuesit do të vijojnë komunikimin e tyre të përditshëm me nxënësit, duke u kujdesur të mos mbingarkojnë nxënësit me koncepte të reja dhe duke u kujdesur gjithashtu për oraret se kur mbajnë këtë komunikim me nxënësit dhe me prindërit e tyre.

Po ashtu ministrja Shahini thekson se të gjitha universitetet kanë kaluar një pjesë të lëndëve online dhe fton ndërkohë ato të kalojnë të gjitha lëndët online.

Unë bëj ftesë që të kalojnë të gjitha lëndët online, sepse nuk jemi të sigurtë se sa do të zgjasë kjo periudhë kur po punojmë në kushte shtëpie dhe duhet t’i jepet shans secilit student që të mbyllë studimet e veta në kohë”, tha ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy