Temperaturat deri në 31 gradë, parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën

Temperaturat deri në 31 gradë, parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. 

Ditën e diel vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshëm.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, njofton se moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët më pas me alternime vranësirash në shtim.

Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu fillimisht në veri, më pas reshje shtrihen  përgjatë Ultësirës Malore dhe zonave malore.

Reshjet priten të jenë në formë shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruar hera- herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era parashikohet të jetë juglindje- jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy