Manastirliu: Program kombëtar trajnimi për 4 mijë mësues të shkencave, gjuhës dhe teknologjisë

Manastirliu: Program kombëtar trajnimi për 4 mijë mësues të shkencave, gjuhës dhe teknologjisë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit takoi mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Mustafa Gjestila” dhe gjimnazit  “Pjetër Budi” të Bashkisë Mat, ku MAS ka investuar në rindërtimin dhe rehabilitimin e plotë të tyre.

Qëllimi kryesor i takimit me mësuesit, i zhvilluar në kuadër të turit ‘Flasim për arsimin’, ishte përforcimi i përgjegjësisë dhe aftësive profesionale të mësuesve, duke përmirësuar cilësinë e arsimit në këtë bashki.

Duke theksuar rëndësinë e trajnimit dhe rivlerësimit të aftësive pedagogjike të tyre në rrugën e reformimit të arsimit shqiptar, Manastirliu u ndal në rëndësinë e angazhimit të tyre në Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të mësuesve.

Programi që lançojmë në këtë muaj që ka të bëjë me zhvillimin profesional të mësuesve dhe trajnimin e mësuesve të shkencave,  matematikës, gjuhës, të teknologjisë dhe informacionit do të jetë një program i cili do të përfshijë rreth 4000 mësues.

Unë jam e bindur se, përtej faktit që ju trajnoheni dhe keni një program trajnimi vjetor ka nevojë që me metodat e reja të mësimdhënies të njiheni më shpesh që kurrikulat ekzistuese mbi bazë kompetencash të jetë e orientuar  me metodat e reja të mësimdhënies.

Ajo shtoi se Ministria e Arsimit dhe Sporteve është angazhuar t’i mbështesë ata jo vetëm me trajnime por dhe me rritjen historike të pagës që do të bëhet këtë vit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy