
Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Diabetit.
Në çdo 14 Nëntor, të gjitha komunitetet mjekësore dhe shoqatat e diabetit bashkohen në një zë të fuqishëm për të parandaluar diabetin, këtë “pandemi” të re globale.
Në këtë ditë të shënuar, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se me buxhetin e ri, fishat e diabetit do të shpërndahen falas për të moshuarit mbi 65 vjec.
Në Ditën Botërore të Diabetit, dua të ndaj me ju lajmin e mirë se me buxhetin 2023, fishat e diabetit do të jenë falas për të moshuarit mbi 65 vjeç duke u kursyer gjysheve dhe gjyshërve të paktën 1 pension mujor në vit.
14 Nëntori, si dita botërore e diabetit është vendosur për nder të ditëlindjes së Frederik Banting i cili sëbashku me Charles Best, dy shkencëtarë kanadezë, arritën të izolojnë nga pankreasi i qenit, insulinën, e cila ndryshoi dhe shpëtoi jetën e diabetikëve në mbarë botën.
Sipas shkakut ka lloje të ndryshme diabeti, që sidoqoftë kanë lidhje të përbashkëta. Llojet më të zakonshme janë:
1. Diabeti tipi I (quhej më parë diabet të rinjsh ose diabet qe varet nga insulina) karakterizohet nga rënia ose mungesa e prodhimit të insulinës.
2. Diabeti tipi II (quhej më parë diabet të rriturish, diabet që lidhet me dhjamosjen e njeriut, ose diabet joinsulinor), që karakterizohet nga rezistenca (qëndrueshmëria) e indeve trupore kundër veprimit insulinor, megjithëse zvogëlon tretjen e insulinës mund të ndodhë edhe bashkëjetesa me të.
3. Diabeti i shtatzënisë : është i përkohshëm, zakonisht mbas lindjes niveli i glukozës në gjak kthehet në normalitet.



