Një pjesë e Tiranës do të jetë pa energji elektrike gjatë ditës së sotme, si pasojë e ndërhyrjes në rrjet.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën të ditur se në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 8 mars do të kryhen punime në disa fidera të NST Selitë, NST Qafë Mollë, NST Vorë dhe NST Kashar.
Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:
09:00-13:00
Pjesërisht: Shëngjergj 10:00-12:00
Pjesërisht: ruga “Ana Komnena” tek fusha e Aviacionit, Pallati me Shigjeta, rruga “Donald Trump”, Yzberisht “rruga Besim Alla”
11:00-13:00
Pjesërisht: Rruga “Konferenca e Mukjes”, Gjokaj



