356 gjoba në 24 orët e fundit për maska, policia shoqëron edhe 7 persona

356 gjoba në 24 orët e fundit për maska, policia shoqëron edhe 7 persona

356 gjoba me vlerën 3 mijë lekë janë vendosur në 24 orët e fundit nga policia në të gjithë vendin për mos mbajtjen e maskave, që është e detyrueshme që prej të enjtes. Një masë e marrë nga qeveria shqiptare si pasojë e rritjes së numrit të personave të infektuar me koronavirus.

Sipas njoftimit të policisë ka patur një ulje të personave të cilët nuk mbajnë maskë në ambientet e hapura, si pasojë e sensibilizimit të tyre. Numri i atyre që kanë refuzuar të tregojnë identitetin ka qenë 7, e për rrjedhojë janë dërguar në komisariat ku pas marrjes së gjobave janë lënë të lirë.

Në katër ditë është kaluar numri i 1000 personave në toal të cilët kanë marrë gjobë, pasi nuk kanë përdorur maskën në ambiente të hapura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy