Pagesat për kompanitë celulare, Muça: Kontratat nuk lexohen, shfrytëzohet injoranca e popullatës

Pagesat për kompanitë celulare, Muça: Kontratat nuk lexohen, shfrytëzohet injoranca e popullatës

Për ekspertin e ekonomisë Erjon Muça, situatën me kompanitë celulare kur futet në veprim përmbarimi, e krahason me kushte të ngjashme me kreditë e bankave.

Ai deklaroi për MCN Live se situata e kamatave dhe pagesave të akumuluara, ndodh përmes fasadës së ofertave dhe shfrytëzimi i injorancës së popullatës që janë klientë të kompanive të ndryshme.

Në vitet e fundit kompanitë celulare kanë marrë kontrata të rregullta, për ti kthyer shumicën e qytetarëve nga kontrata me pas në të rregulluara.

Mos pagimi deri në fund të vitit i bën që të shkojnë jo vetëm në bllokim numri, por në titull ekzekutimi dhe përfundojnë në gjykatë.

Sidomos kur qytetari nuk sqarohet për kushtet e  kontratës. Dhe nuk i përmbahen. Kjo vjen në mënyrën kur prezantohen ofertat, për të joshur, ku jo të gjithë i lexojnë kontratat në mënyrë të detyruar.

Në kompanitë e bankave dhe kredive është konsoliduar, kurse në kompanitë celulare sapo ka filluar por kërkohet një ndërgjegjësim dhe rebelim qytetar për t’i informuar.

Lidhur me pesë urdhrat e arrestit të lëshuara nga Prokuroria Tiranë, për punonjës të administratës publike deklaroi se e shqetëson fakti se si orientimi dhe fuqizimi i shtetit drejt dixhitalizimit dhe pas shpenzimit të miliona eurove për këtë proces,  lihet hapësirë se si mund të hyhet tek të dhënat e shqiptarëve.

Muça deklaroi se i duket absurde që një investim kaq i madh përballet me një pamundësi për t’u mbrojtur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy