Belgjika përgatitet për të rihapur shkollat dhe bizneset nga mesi i majit

Belgjika përgatitet për të rihapur shkollat dhe bizneset nga mesi i majit

Bizneset dhe shkollat në Belgjikë do të fillojnë gradualisht të rihapen nga mesi i majit.

Lajmi është konfirmuar nga kryeministrja Sophie Wilmes ditën e premte, e cila bëri me dije se ky vendim vjen nga ulja e kurbës së pandemisë.

Bizneset do të nisin nga puna në 11 maj dhe shkollat në 18 maj, duke parë se situata me përhapjen e virusit është ngadalësuar.

Deri ditën e premte, Belgjika ka regjistruar më shumë se 44 000 të infektuar dhe rreth 6700 vdekje.

“Përhapja e Covid-19 ka rënë ndjeshëm, por virusi nuk është zhdukur”, tha Wilmes pas një mbledhje të qeverisë në lidhje me masat izoluese.

Fazat e ndryshme të lehtësimit të masave mund shtyhen nëse ekspertët vendosin që ka pasur një rritje të ndjeshme të vdekje dhe të shtruarve në spital, shtoi Wilmes.

Pas hapjes bizneset do të respektojnë distancimin social.

Ndërsa referuar restoranteve, ato do të hapen vetëm pas datës 8 qershor. Për kafenetë dhe baret akoma nuk ka një datë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy