"Shkolla e drejtorëve", Manastirliu: Çdo qindarkë e parave publike të shkojë te pacienti

"Shkolla e drejtorëve", Manastirliu: Çdo qindarkë e parave publike të shkojë te pacienti

Filloi sot shkolla e drejtorëve, një kurs intensiv menaxhimi spitalor për drejtuesit e spitaleve publike në vend, e cila hapet për herë të parë. Duke theksuar investimet e rëndësishme që po kryhen këtë vit në sektorin e shëndetësisë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, vlerësoi rëndësinë e menaxhimit të spitaleve si element kyç për shërbime cilësore për qytetarët.

14 milionë euro janë investimet që po realizohen këtë vit në sektorin e shëndetësisë, duke filluar nga investimet në 11 spitalet rajonale me instalimin e 5 mamografëve të rinj, rezonancës magnetike për herë të parë në Elbasan, angiografit për herë të parë në Fier për zgjidhjen e urgjencave kardiake e një seri investimesh në spitalet e Tiranës, duke filluar me repartet e reja të kirurgjisë dhe spitali i ri i sëmundjeve të brendshme në QSUT. Por menaxhimi padyshim është i rëndësishëm për të patur shërbime sa më cilësore për qytetarët, ndaj vendosëm të hapim për herë të parë shkollën e drejtorëve të spitaleve”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale theksoi se procesi i decentralizimit të spitaleve do të shoqërohet me llogaridhënie dhe transparencë.

Sipas Manastirliut - shumë shpejt do të kryhet rankimi (vlerësimi) i spitaleve sipas performancës për të vijuar me procesin e akreditimit të tyre, ku padyshim thellimi i dijeve menaxheriale për drejtuesit do të ndihmojnë në performancën më të mirë të spitaleve dhe akreditimin më të shpejtë të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy