Covid-19/ Lideri suprem i Iranit: Mos u grumbulloni gjatë muajit të Ramazanit

Covid-19/ Lideri suprem i Iranit: Mos u grumbulloni gjatë muajit të Ramazanit

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei të enjten i bëri thirrje qytetarëve që të falen në shtëpi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, pasi Ministria e Shëndetësisë deklaroi se numri i viktimave si pasojë e koronavirusit ishte rritur nga 117 në 4,110.  

Irani ka raportuar 4 mijë e 110 viktima dhe më shumë se 66 mijë persona të infektuar nga pandemija Covid-19.

Khamenei u bëri thirrje iranianëve që të shmangin tubimet masive gjatë muajit të Ramazanit, i cili fillon javën e fundit të muajit prill.

Në mungesë të grupimeve masive gjatë muajit të Ramazanit, siç është falja dhe lutjet… nga të cilat jemi të privuar t’i kryejmë ato bashkarisht gjatë këtij viti, ne nuk duhet të lëmë pas dore adhurimin, thirrjen dhe përulësinë në vetminë tonë”, tha ai gjatë një fjalimi televiziv.

Mes të tjerave, ai tha se kemi nevojë për të krijuar përulje dhe përgjërim në familje dhe në dhomat tona.

Irani njoftoi rastet e para të të infektuarve me Covid-19 më datë 19 shkurt, por vendi rezultoi se ishte më i godituri nga pandemia në Lindjen e Mesme, sipas të dhënave zyrtare.

Por ka zëra nga jashtë vendit se numri i vërtetë i viktimave dhe të infektuarve nga koronavirusi mund të jetë më i lartë nga sa raportohet zyrtarisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy