Bashkia e Tiranës shtron drekën e Kurban Bajramit për familjet në nevojë

Bashkia e Tiranës shtron drekën e Kurban Bajramit për familjet në nevojë

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Bashkia e Tiranës shtroi sot një drekë të veçantë për familjet në nevojë në qendrat e saj sociale në të gjithë kryeqytetin.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shërbeu drekën e festës për dhjetëra fëmijë në situatë rruge në qendrën sociale në Bulevardin “Zogu I”.

Duke uruar të pranishmit për Kurban Bajramin, Veliaj tha se qendrat sociale të ngritura nga bashkia janë të hapura çdo ditë në të gjithë Tiranën, për t’iu gjendur pranë njerëzve në nevojë.

“Jam shumë i lumtur që kolegët e bashkisë kanë qenë sot në të gjitha qendrat tona sociale duke shërbyer me solidaritet. Në fakt, kolegët e mi këtë e bëjnë përditë. Ne kemi qendra sociale në çdo cep të Tiranës, që do të thotë se çdokujt në qytet mund t’i shërbehet një vakt i ngrohtë. Por, në këto qendra sociale ofrohet jo vetëm ushqim, por edhe shërbim e këshillim me psikologë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku kërkoi bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjes së fëmijëve që gjenden në situatë rruge. Veliaj tha se rruga nuk është një zgjidhje dhe se përmes dhënies së lëmoshës për fëmijët, nxitet edhe më tej shfrytëzimi i tyre për të lypur. Veliaj shtoi se përmes ofrimit të ndihmës në qendrat sociale, fëmijëve u garantohet një e ardhme me e mirë.

Më pas, fëmijët që marrin shërbim në këtë qendër sociale organizuan edhe një koncert festiv me rastin e Kurban Bajramit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy