Xhadat/ Mallakastër: Banorët e një pallati rrezikojnë të mbeten në mes të katër rrugëve (VIDEO)

Xhadat/ Mallakastër: Banorët e një pallati rrezikojnë të mbeten në mes të katër rrugëve (VIDEO)

Nuredin Malkaj ka kërkuar ndihmën e emisionit “Xhadat” në lidhje me problemin që kanë me taracën e pallati që i fut ujë brenda.

Ai thotë për “Xhadat” se jam munduar ta rregulloj me aq mundësi sa kam por përsëri më fut ujë. Bashkia disa pallate i ka rregulluar dhe izoluar tarracat, ndërsa pallatin tonë nuk e kanë rregulluar. Kam bërë ankesë tek Bashkia dhe kanë ardhur e kanë parë inxhinierët dhe kanë thënë se përbën rrezik për shembje, por nuk kanë ardhur ta rregullojnë. I thashë kryetarit bashkisë pse disa i rregullove dhe disa jo, tha do vijmë ta rregullojmë. Bashkia po ma dredh, hë të vij sot, hë të vij nesër-thotë Nuredini.

Gruaja e Nuredinit, Nevreze Malkaj flet se na rrjedh uji në të katër dhomat që kemi këtu,edhe pse mundohemi ta lyejmë çdo tre muaj. Edhe tarracën është munduar burri ta rregullojë ,një djalë na iku nga kjo botë dhe na la dy jetimë dhe s’kemi mundësi ta rregullojmë. Sa mundësi patëm e bëmë, dhe prapë hyn uji, ngelëm duke çuar tepsia e legena, sepse s’kemi mundësi ta bëjmë. Bashkia na thotë do vijmë sot e do vijmë nesër, po asgjë s’kanë bërë. Vetëm çfarë ka bërë burri duke mbajtur për ti ngritur lart se ky është dhe sakat nga këmba se e ka lënë në minierë. Ai është 75 vjeç unë 73,skemi më fuqi për ta bërë. Një pjesë e pallatit që e kishte izoluar vetë Nuredini sepse fuste shumë ujë dhe ndërkohë që anësorja e pallatit u hoq nga ai aty para kamerës në copa të mëdha.

Nuredini thotë se muri anësor i pallati është kalbur komplet, janë kalbur telat e hekurit. Disa pallate i izoluan këtë jo dhe i pyeta pse nuk i izoluat? Më thanë na ka mbaruar fondi, po pse do presim fondin ne? Ti themi shiut ne kur të vijë fondi hajde na bjer ti ne.

 Dy banorë të pallatit thonë që e ka për detyrë Bashkia, këto të katit 5-stë e kanë bërë një kërkesë por deri tani asgjë. Riparimi është bërë nga jashtë por tarracën se kanë bërë. Të gjithë e mbajmë mendjen do bëhet sot, do bëhet nesër, ky është një hall për të gjithë, sepse kur të ndodhi e keqa thonë obobo çfarë bëmë ne. Kurse një nënë na thotë se kërkojmë nga Bashkia ta rregullojnë se do na kalbet dhe do na bjerë pallati. Disa i ka bërë disa jo, por ne i duam ti rregullojnë dhe mos të na pikojnë. Po ku ti gjejmë lekët ne re me 100 mijë lekë pension? Ne 60 mijë lek marrim vetëm ilaçe. 

Ekipi i “Xhadave”  shkuan në bashkinë e Mallakastrës për të marrë informacion. Punonjësja iu tha prit të vijë roja dhe ato i  thanë çfarë na duhet roja? Dhe iu doli drejtori i urbanistikës atje, i cili u shpreh se ka qenë një projekt i Bashkisë për veshjen me sistem kapot dhe izolimi i çative por e ka ndjekur Fondi Shqiptar projektin. Pastaj thotë se kanë qenë përshembull 3000 metra katror kot dhe aty kanë dalë 5000 metra dhe ka dhe plus-minuse projekti.

Denoncuesi i thotë se kanë ardhur inxhinierët dhe ai që thotë varet të kujt drejtorie kanë qenë. E di si problem sepse kemi folur dhe me ata të Fondit dhe nga 5 pallate dilnin vetëm për 3 dhe për 2 tjerët nuk dilnin. Nga Bashkia s’ka asnjë pengesë, s’ka rol fare Bashkia këtu. Pa letrat qe kishin dhe aty ishte dhe delegimi i problemit tek Fondi Shqiptar, dhe tha se qytetari është ankuar unë e kam deleguar.Ne i tham që ok e ke deleguar por kush është zgjidhja për qytetarin? Nuk ka Bashkia asnjë lek tha. Po nëse bie ndonjë termet kush mban përgjegjësi nga Bashkia dhe ai thotë se nuk bie çatia nga shiu thjesht ke Lagështi…Po çfarë zgjidhe do i jepni i thotë gazetari i i “Xhadave”?Ai thotë ta marr ta strehoj tek shtëpia ime dhe i kthehet Nuredini keq si fol kështu ti kuturu. 

Gazetari po të flet mirë, pse nuk flet mirë se je dhe me shkollë. Bashkia nuk ka zgjidhje. Nuredini flet pasi dolëm nga Bashkia dhe pasi bënë ankesën e 4 dhe ai s’ka marrë zgjidhje. Kanë ardhur e kanë parë inxhinierët, por zgjidhje nuk ka. Nuk më pëlqeu përgjigja atij sepse ne nga bashkia presim.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy