Autoritetet në Francë do të hetojnë disa raportime që tregojnë se trupa të pajetë njerëzish që i ishin dhuruar shkencës u lanë të kalben në një institucion kërkimi universitar.
Mësohet se një hetim mbi shkeljen e “integritetit të kufomës” iu dorëzua magjistratëve nga prokurorët që trajtuan fazën fillestare të hetimit, pasi revista l’Express raportoi skandalin nëntorin e kaluar.
Gazeta tha se mbetjet e mijëra njerëzve që i dhuruan ato për kërkime u zbuluan në kushte të neveritshme në Qendrën për Donacione të Trupit (CDC) të Universitetit të Paris Descartes.
Trupat ishin lënë të zhveshur, të shpërndarë, të grumbulluar njëri mbi tjetrin, të shtrirë në dysheme, raportoi lExpress, duke përshkruar skenën, të fotografuar në vitin 2016, si një varr masiv.
Disa pjesë të trupave ishin duke u dekompozuar, ndërsa shumë të tjerë ishin ngrënë nga minjtë.
Deri më tani janë parashtruar gati 80 ankesa.
Zbulimi i këtij skandali detyroi qeverinë franceze të mbyllte qendrën, si dhe të niste një inspektim administrativ.
Qendra është hapur në vitin 1953 dhe ishte më e madhja në llojin e saj në Europë.



